Defekt serioz i avionit vonon Merkelin në Argjentinë
Avioni qeveritar A340 që do të çonte kancelaren gjermane Angela Merkel në takimin e G20-s në Argjentinë duhet të ndalej të enjten në Köln. Sistemi i komunikacionit pësoi kolaps të plotë.
Situata ka qenë kaq kritike, saqë për vështirësitë në fluturim është njoftuar menjëherë edhe ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Edhe dpa raporton se ishtë shkëputur tërësisht lidhja e nevojshme që duhet për komunikimin elektronik.
Kancelarja gjermane po ashtu konfirmoi se ka pasur “një defekt serioz”. Por ajo u shpreh të premten në mëngjes me fjalë shumë të mira për kapitenin dhe ekipin e tij. “Kam pasur një ekip shumë shumë të shkëlqyer”. Komandon e ka pasur “kapiteni më me përvojë”.
Tani dihet që delegacioni gjerman, ku merr pjesë edhe ministri i Financave, Olaf Scholz nuk do të jetë në kohën e duhur në hapjen e samitit të G20-s në Argjentinë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert u shpreh, se një fluturim i mëtejshëm i drejtpërdrejtë me një avion tjetër nuk është i mundur, fluturimi do të kryhet deri në Madrid me avion zyrtar, pastaj me linja deri në Buenos Aires. Kancelarja do të përpiqet të jetë prezente në programin e mbrëmjes së krerëve të shteteve dhe qeverive të G20-s./DW
Fraksion.com