SHBA uron Shqipërinë për 106 vjetorin e Pavarësisë
Shtetet e Bashkuara uruan Shqipërinë me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë, duke e vënë theksin tek miqësia mes dy vendeve.
Me anë të një mesazhi, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shprehet se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS-it, që kontribuon në stabilitetin dhe paqen e gjithë botës.
“Ne i përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Shqipërisë në drejtim të reformës në drejtësi dhe ndërtimit të institucioneve të forta demokratike dhe ne mbështesim hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt integrimit perëndimor”, thuhet në mesazhin e urimit.
Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e ngushtë mes dy popujve tanë dhe se partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë,
Deklarata e plotë
Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë.
Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë. Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,
Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.
Fraksion.com