Protesta tek “Unaza e re”: Banorët bllokojnë rrugën, dëmtojnë pjesën rrethuese të projektit
Banorët që preken nga zgjerimi i “Unazës së re”, tek zona e njohur si “Astiri” kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Këtë mbrëmje ata kanë bllokuar dy anët e rrugëve duke vendosur blloqe betoni dhe kanë hequr tabelat e sinjalistikës.
Më pas protestuesit kanë sulmuar edhe rrethimin e firmës private që ka ngritur kantierin.
Ata kanë drejtuar thirrje në adresë të institucioneve që të mos afrohen, duke thënë se Unaza është e tyre.
Në protestë nuk janë parë forca policie, teksa në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Fraksion.com