AktualitetTë fundit

(Video) Eksperimenti me kapsollat e protestës: Janë shkatërruese

Ministria e Brendshme ka kryer eksperiment me mjetet shpërthyese të sekuestruara gjatë protestës së 22 nëntorit 2018 para parlamanentit ku nga shpërthimi i një kapsolle u plagos dhe efektivja e policisë Ina Nuku.

“Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet” u shpreh zv/ ministrja e Brendshme Romina Kuko  sot në një deklaratë për median.

Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike.

 

Fraksion.com