Presidenti Putin kërkon ndihmën e Merkelit për të ndikuar tek Ukraina
Grindja mes Rusisë dhe Ukrainës zien sërish, bashkësia ndërkombëtare në kërkim të një përgjigjeje. Të hënën Merkel telefonoi me presidentin Putin, ku diskutohet analizimi i incidentit nga ekspertët.
Në telefonatën me Merkel, presidenti Putin ia ka hedhur fajin Ukrainës për përplasen në Detin Azov, shkruan DW. Ai i drejtoi lutje kancelares Merkel që të ndikojë tek qeveria e Kievit të “mos ndërmarrë hapa të tjerë të pamatur.” Putin e ka vlerësuar situatën si “aksione provokative” të palës ukrainase. Sipas të dhënave të zyrës së shtypit të kancelares, Merkel dhe Putin kanë diskutuar për opcionin e analizimit të incidentit nga ekspertë të mbrojtjes kufitare nga të dyja palët.
Ndërkohë në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley akuzoi Rusinë për “shkelje skandaloze” të sovranitetit ukrainas. Edhe sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo e kritikoi Rusinë. Ndërsa presidenti Trump u shpreh vetëm, se situata “nuk është e mirë” dhe se ai “nuk është i lumtur” për këtë.
Fraksion.com