Life StyleTë fundit

Miss Moska konvertohet në myslimane dhe martohet me mbretin

Një mbretëreshë e bukurisë nga Rusia është bërë mbretëresha e Malajzisë pasi u martua me mbretin e këtij vendi. Oksana Voevodina u martua me mbretin Muhamedi V, 49 vjeç, në një ceremoni luksoze në Moskë.

Mediat raportojnë se Oksana ishte konvertuar në myslimane në fillim të këtij viti. 25-vjeçarja, vajza e një doktori, fitoi çmimin Miss Moska në vitin 2015.

Ajo është 24 vjet më e re se mbreti. Emri i gjatë i këtij të fundit është Tengku Muhamed Faris Petra ibni Tengku Ismail Petra.

Mbreti nuk ka sqaruar se kur është njohur me nusen e tij. Kurse kjo e fundit thotë se gjithmonë ka qenë shumë e lëvizshme dhe çapkëne.

Dasma nuk kishte alkool dhe ushqimi ishte vetëm hallall. Pas konvertimit në myslimane, Oksana tani quhet Rihana.

123456789101112