AktualitetBota+Të fundit

Macron: Franca do të shtyjë afatin për energjinë bërthamore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se vendi i tij do të ecë më ngadalë ngase kishte premtuar lidhur me përdorimin e energjisë që buron nga energjia bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kulmin e pakënaqësisë popullore rreth çmimeve të larta të energjisë, Macron tha sot se Franca do të mbyllë 14 nga 58 reaktorë bërthamorë aktiv në vend deri në vitin 2035.

Megjithatë, ai tha se Franca do të arrijë sasinë e energjisë elektrike që buron nga centralet bërthamore në 50 për qind deri në vitin 2035, e cila paraqet një vonesë krahasuar me qëllimet për vitin 2025 të vendosur nga paraardhësi i tij, François Hollande.

Franca varet më shumë nga energjia bërthamore se çdo vend tjetër, duke marrë rreth tre të katërtat e energjisë elektrike nga 19 centralet e saj bërthamore.

Udhëheqësi francez premtoi të zhvillojë energji të rinovueshme në vend, duke thënë se prioriteti i tij është largimi i ekonomisë franceze nga karburantet që ndikojnë në ngrohjen globale.

 

Fraksion.com