Krimet e errëta të Komandantit të Forcave Ajrore Kanadeze
Një Komandat i Forcave Ajrore të Kanadasë, rezultoi që ishte tranvestit dhe vrasës serial.
Tashmë ai ndodhet në burg për shkak të një krijimit të një jetë të dyfishtë dhe rrezikshme që kishte bërë. Arrestimi i tij është bërë në vitin 2010, por zbardhja e detajeve të krimit janë bërë të ditura vetëm tani ku dhe është bërë një dokumentar.
Ai u zbulua nga një dedektiv gjatë një interviste ku në fund zbuloi krimet e errëta.
Russell williams, 55 vjeç, një kolonel britanik, ishte pjesë e Forcave Ajrore kanadeze, njihej nga kolegët si një ushtarak mjaft shembullor, por që hetimi zbuloi sekretet e errëta që i fshihte prej kohësh.
Historia e pazakontë e është shfaqur në një dokumentar rë ri, ku jepen detaje të krimeve, që nga momenti kur ai u fut në banesat e dy grave dhe veshi të brendshme e tyre. Më pas ai i përdhunoi dhe vrau.
Kriminologu David Wilson do të tregojë se si piloti i Forcave Ajrore Kanadeze u ngrit në detyrë si komandanti i CFB Trenton, bazën më të madhe ushtarake të Kanadasë – përpara se t’i zbuloheshin krimet.
Në vitin 2010, u zbulua se ai kishte vrarë ushtaren Marie-France Comeau, 38 vjeçe, dhe Jessica Lloyd, 27 vjeçe, krime që u pranuan nga vetë ai.
Duke folur për kohëzgjatjen e tij kriminale, Williams ishte tepër interesant. Ishte dikush që po komandonte bazën ushtarake më të madhe të Kanadasë deri në arrestimin e tij në vitin 2010.
Ai kishte fluturuar me Mbretëreshën, ku edhe u dekorua prej saj.
Russell Williams kishte dëshirë që të futej në banesat e femrave, iu vidhte veshjet intime dhe bënte fotografi të vetes në vendin e ngjarjes. Pasi i lidhte femrat, i përdhunonte dhe më pas i vriste.