AktualitetPolitikëTë fundit

Jorida Tabaku tregon koston e Unazës së Tiranës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se ka ditë që opozita thotë se kostoja e Unazës së Tiranës është 20 milionë euro për kilometër, por, sipas saj, është edhe më shumë.

“Kemi disa ditë që diskutojmë për koston e Unazës së Tiranës dhe faktit që kosto për kilometër është 20 milionë euro. Në fakt, të gjitha tenderat publikë japin vlerën e tenderit pa TVSH, që do të thotë se kosto është në të vërtetë 48 milionë euro dhe 24 milionë euro për kilometër”, shkruan Tabaku në Facebook.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com