AktualitetKosovaTë fundit

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq sapo është dorëhequr nga pozita e të parit të kësaj komune.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka konfirmuar paraprakisht se dorëheqje do të japin gjatë ditës edhe kryetarët e tri komunave të tjera veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, njofton Klan Kosova.

“Përfaqësuesit serbë më njoftuan se nga sot administrata komunale, që funksionon në bazë të sistemit të Prishtinësnuk do të funksionojë më. Kryetarët e katër komunave në veri do të japin dorëheqjen dhe do të largohen nga sistemi i Prishtinës. As Kuvendi Komunal, as ndonjë organ tjetër nuk do të funksionojnë deri në tërheqjen e masave diskriminuese dhe ndërprerjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut “, ka thënë dje ai për televizionin Hayppy.

Vendim vjen pas vendosjes së taksës 100 përqindëshe nga autoritetet kosovare për mallrat me origjinë serbe.

 

Fraksion.com