AktualitetTë fundit

Tension mes banorëve dhe policisë bashkiake në zonën e Astirit

Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re janë konfrontuar me policinë bashkiake dhe punonjësit e bashkisë të cilët po zhvendosin shtyllat e ndriçimit.

Banorët kundërshtojnë heqjen e ndriçimit dhe nuk lejojnë punonjësit të veprojnë, pasi sipas tyre ndriçimi është vendosur me taksat e tyre.

Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen se ata duan errësirë totale. Erion Veliaj dhe Edi Rama ta harrojnë se do heqin dritat tek Unaza e Re”- thotë një banore.

Aktualisht punonjësit po qëndrojnë në pritje për të marrë një urdhër nëse duhet të vazhdojnë punën apo do tërhiqen

Pasditen e sotme  në orën 17:00 të pasdites së sotme është paralajmëruar një tjetër protestë nga banorët e zonës së Astirit. Nga projekti i Unazës së Madhe preken rreth 317 objekte, shumica prej të cilave do shemben pasi pretendohet se janë pa leje, ndërsa për ata që disponojnë dokumente është premtuar dëmshpërblim.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com