Stamboll: Vdesin katër ushtarë; Përplaset helikopteri ushtarak
Raportohet se 4 ushtarë kanë vdekur pasi një helikopter ushtarak turk u përplasur në një zonë të banuar në Stamboll.
Helikopteri u rrëzua midis dy blloqeve të apartamenteve në lagjen Sancaktepe rreth orës lokale 11:00 dhe u nda në dy pjesë.
Një ushtar i pestë që ndodhej në bord u dërgua në spital.
Agjencia e lajmeve turke Anadolu raportoi se helikopteri, i cili ishte në një mision trajnimi, goditi çatinë e një ndërtese dhe më pas u rrëzua.
Raportohet se nuk ka pasur banorë të lënduar nga aksidenti.
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë.
Sancaktepe është në anën aziatike të qytetit, i cili shtrihet në dy kontinente.