Shtetet e Bashkuara rihapën kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas
Autoritetet amerikane rihapën vendkalimin kufitar San Ysidro ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë, pasi e kishin mbyllur atë të dielën në përgjigje të një përpjekje të migruesve që të vërsulen drejt kufirit.
Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës derisa helikopterët po fluturonin përmbi.
Sekretarja e sigurisë kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se vendkalimi ishte mbyllur për shkak “të sigurisë publike në përgjigje të përpjekjeve të numri të madh migruesish që kërkonin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme”.
Ministria e Brendshme e Meksikës, tha se autoritetet arritën të përmbajnë një grup “që në mënyrë të dhunshme” provoi të kalojë kufirin dhe ata që janë identifikuar si pjesëmarrës, do të dëbohen menjëherë.
Rreth 5 mijë migrues nga Amerika Qendrore, shumë prej të cilëve ne përpjekje për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në vendet e tyre, kanë arritur ditëve të fundit në Tijuana, në jug të shtetit perëndimorë të Kalifornisë, pasi që kaluan nëpër Meksikë.
Më herët të dielën presidenti amerikan, Donald Trump, u kërkoi Meksikës dhe vendeve të Amerikës Qendrore që të ndalin valën e emigrantëve që janë nisur drejt Shtetet e Bashkuara, megjithëse Meksika mohoi pretendimin e tij se ajo ishte i gatshëm t’i lejonte strehimkërkuesit të qëndronin atje derisa rastet e tyre të vendoseshin nga gjykatat amerikane të emigracionit.
“Do të ishte shumë e zgjuar”, shkroi presidenti Trump, “nëse Meksika do të ndalte karvanin para se ata të arrijnë në kufijtë jugor, apo nëse vendet e prejardhjes së tyre nuk do të lejonin krijimin e karvanëve (kjo është mënyra se si ata i nxjerrin njerëzit e caktuar nga vendet e tyre dhe i hedhin në Shtetet e Bashkuara. Jo më)”, shkroi ai.
Ai shtoi se “të gjithë do të qëndrojnë në Meksikë. Nëse për çfarëdo arsye bëhet e domosdoshme, do ta mbyllim kufirin jugor. Nuk ka asnjë shans që Shtetet e Bashkuara, pas dekadash të abuzimeve, të vihet sërish në një situatë të tillë të kushtueshme dhe të rrezikshme”.
Por qeveria e re meksikane e cila do ta marrë pushtetin të shtunën tjetër, mohoi të jetë pajtuar që të lejojë ata që kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara të presin atje derisa rastet e tyre të shqyrtohen nga gjykatat amerikane.
Ministrja e ardhshme e Punëve të Brendshme, Olga Sanchez, tha se “nuk ka një marrëveshje të tillë” dhe hodhi poshtë mundësinë që Meksikoja të bëhet “vendi i tretë i sigurt” për migruesit që synojnë Shtetet e Bashkuara.
Disa orë më herët The Washington Post e citoi atë të ketë thënë se administrata e re e Andres Manuel Lopez Obrador, është pajtuar që të lejojë migruesit në Meksikë si një “zgjidhje afatshkurtër”,
Fraksion.com