AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar është gomar

Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera, tha Rama duke mbrojtur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi lidhur me çështjen e demarkacionit.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Ramush Haradinaj ishin në konferencë për median pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot paradite në Pejë.

“Sot Kosova është peng i dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të tjera. Kjo është e papranueshme për ne. Sa i takon çështjes së korigjimit, unë një gjë kam për të thënë. Hashim Thaçi  është president i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Kush ngre dorën ndaj Hashim Thaçit duke e quajtur tradhëtar është një gomar, këtë di të them unë. Të tjerët pastaj janë çështje që i takojnë debatit të brendshëm, janë çështje që i takojnë ndërtimit të një vizioni strategjik për të ardhmen e Kosovës.

Rama bëri thirrje për gjetjen e rrugës së duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë

Dhe këtu nuk është çështja se çfarë mendon njëri apo çfarë mendon tjetri. Këtu është çështja që ne të gjejmë rrugën e duhur strategjike që shqiptarët të jenë bashkë, jo bashkë me fjalime por me realitet, që shqiptarët të bashkohen, që ajo shqiponja dy krenare të jetë një dhe Shqipëria e Kosova të jenë një në çdo drejtim dhe në çdo aspekt.”

Kryeministri Ramush Haradinaj hodhi poshtë mundësinë e korigjimit të territoreve.

Sa i takon demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e përbashkët Kosovë-Mali i Zi. Unë kam besim se do të respektohet ky obligim i ndërsjelltë.

Ndjejmë nevojën që me Malin e Zi të krijojmë lidhje infrastrukturore sepse politike dhe të sigurisë i kemi.

Kemi nevojë për dy rrugë që çojnë në Plavë, ajo që kalon përmes Grykës së Rugovës, dhe një tjetër si dhe një tunel që na lidh me Rrozhajën dhe që nuk është shumë i kushtueshëm e për të cilin po punojmë.

Sa i takon demarkacionit me Malin e Zi është një arritje e përbashkët Kosovë-Mali i Zi. Unë kam besim se do të respektohet ky obligim i ndërsjelltë. Ndjejmë nevojën që me Malin e Zi të krijojmë lidhje infrastrukturore sepse politike dhe të sigurisë i kemi. Kemi nevojë për dy rrugë që çojnë në Plavë, ajo që kalon përmes Grykës së Rugovës, dhe një tjetër si dhe një tunel që na lidh me Rrozhajën dhe që nuk është shumë i kushtueshëm e për të cilin po punojmë.

Kush mendon që merr tokë prej Kosove e ka gabim. Asnjë metër e Kosovës nuk merret më, as ke Ramushi, as ke Edi dhe as ke Hashim Thaci apo kushdo tjetër. Kjo është tokë e shqiptarëve  e larë me gjak. 17 shkurti nuk preket më. Duhet ta dijnë të gjithë.Po e them me faktin se ne nuk mund të hapim të gjithë vendimet e tona.

Një vendim e kemi marrë me 17 shkurt e morëm me vullnet të lirë. Është pëlqyer dhe përkrahur dhe na ka njohur Shqipëria dhe SHBA në këto kufi dhe parametra. Pse duhet të bëjmë pyetje më për vetveten.  Kur të jetë gati Serbia të na njohë mirësevjen. Me vazhdu pa na njohur nuk mërzitemi. Nuk jemi mërzitur kur kemi filluar përpjekjen për liri nuk presim as sot.

Është gabim të mendohet zgjidhje territoriale mes Kosovës e Serbisë. Nëse kufijtë nuk i pëlqejnë dikujt në Ballkan më të shumtë  kanë të drejtë shqiptarët të mos i pëlqejnë, po atëherë po flasim për të gjithë kufijtë e shqiptarëve dhe nuk mund të flasim për një pjesë të kufirit që duhet ti hiqet Kosovës e kamufluar në emër të korigjimit apo demarkimit.”

Fraksion.com