AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Evropianët mos të na tregojnë përralla

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp pas mbledhjes së dy qeverive.

“Rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe me reaksione negative sapo Kosova duhet të marr një certifikatë hyrje në institucionet ndërkombëtare. Nuk na detyron kush të gëlltisim njëri-pas tjetrit akte që i bien ndesh filozofisë sonë të bashkëpunimit. Ne jemi të vendosur për bashkëpunim strategjik me Serbinë por Serbia s’mund të ketë dy fytyra. Serbia bllokon mallrat e Kosovës se i do Kosovo-Metohia. Metohinë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës.Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin. Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti. Është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë. Vazhdojmë të jemi 100 në mbështetje të Kosovës”, tha Rama.

 

Fraksion.com