AktualitetNATO/BETë fundit

NATO jep mbështetje të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës

Me kërkesë të Presidentit Poroshenko, Sekretari i Përgjithshëm rra dakord të thërritet një takim i jashtëzakonshëm  i Komisionit NATO-Ukrainë në nivel Ambasadorësh në Bruksel këtë pasdite për të diskutuar situatën aktuale.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO_s, Jens Stoltenberg pas takimit të Komisionit NATO-Ukrainë, mbajti një konferencë pë median.

“Kemi përfunduar vetëm një takim të jashtëzakonshëm të Komisionit NATO-Ukrainë.

Aleatët e NATO-s dhe Ukraina diskutuan situatën serioze në Detin e Azov dhe Ngushticën Kerç. Ukraina siguroi aleatët me informacion të detajuar mbi incidentin dje.

Këtë mëngjes kam pasur një telefonatë me Presidentin Poroshenko i cili kërkoi takimin e Komisionit NATO-Ukrainë. Sepse nën Kartën NATO-Ukrainë, Ukraina mund të kërkojë një takim të tillë nëse ai percepton një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial, pavarësisë politike apo sigurisë.

Dhe në këtë takim të gjithë aleatët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Pra, ne i bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë qasje të papenguar në portet e Ukrainës dhe të lejojë lirinë e lundrimit për Ukrainën në Detin e Azov dhe Ngushticën Kerç.

Nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e forcës ushtarake kundër anijeve ukrainase dhe personelit detar. Pra, ne i bëjmë thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë marinarët dhe anijet e Ukrainës, të cilat i ka konfiskuar dje.

Dhe ne kërkojmë qetësi dhe përmbajtje.

Ky incident është një kujtesë se ekziston një luftë në Ukrainë. Ajo ka vazhduar për më shumë se 4 vjet. Pozita e Aleatëve ka qenë e qëndrueshme. Që nga viti 2014, të gjithë aleatët kanë dënuar veprimet agresive të Rusisë në Krime dhe në Ukrainën Lindore.

Rusia duhet t’i japë fund mbështetjes së saj grupeve militante dhe t’i tërheqë të gjitha forcat e saj nga territori ukrainas.

Aleatët nuk do të njohin aneksimin ilegal dhe të paligjshëm të Krimesë nga Rusia.

Militarizimi i vazhdueshëm i Rusisë në Krime, Detin e Zi dhe Detin e Azov, paraqet kërcënime të mëtejshme për pavarësinë e Ukrainës. Dhe minon stabilitetin e rajonit më të gjerë.

NATO vazhdon të ofrojë mbështetje politike dhe praktike për Ukrainën dhe popullin e Ukrainës.

Aleatët e NATO-s kanë vendosur sanksione të gjera mbi Rusinë. NATO ka ndërmarrë përforcimin më të madh të mbrojtjes tonë kolektive në një brez. Pra, Rusia duhet të kuptojë se kjo është pasoja e veprimeve të saj.

Ne do të mbetemi në kontakt me qeverinë e Ukrainës për të nënvizuar mbështetjen tonë.“, tha Stoltenberg.

Fraksion.com