Meta nuk hedh shortin për KED: Shkak, vakumi ligjor
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”, thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.
Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Fraksion.com