AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Veseli: Serbia të lërë mënjanë provokimet; Rrezikon stabilitetin në rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një komunikimi me mediat tha se Serbia me politikën e saj po rrezikon stabilitetin në rajon.

Ai tha se ka ardhur koha që shteti i Serbisë  të lë mënjanë provokimet pasi kjo siç shprehet ai cenon bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës mes shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Nuk do të lejojmë veprime që do të shkaktojnë pasiguri apo jostabilitet në vendin tonë”, ka thënë ai.

Veseli ka theksuar se Kosova ka marrë masa ndaj destruktivitetit të liderëve institucionalë të Serbisë dhe se kjo nuk duhet të kuptohet si e orientuar kundër serbëve të Kosovës.

Klima e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar pas bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, e cila pasoi me rritjen e tarifës nga 10 në 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia.

 

Fraksion.com