AktualitetPolitikëTë fundit

Unaza, Basha ndërkombëtarëve: Jeni për pasarela

Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar organizatat ndërkombëtare në Shqipëri se nuk reagojnë për protestën e qytetarëve të zonës së Astirit dhe sipas tij po lejojnë vjedhjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate për mediat, Basha kërkoi llogari se për çfarë ndodhen në Shqipëri organizatat ndërkombëtare kur nuk reagojnë. Sipas Bashes me heshtjen e tyre këto organizata bëhen bashkëfajtore.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit lidhor. Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare? Ja ku e keni mirëqeverisjen, reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut, hajdut, që shkel kushtetutë e shkel ligjin. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve”– tha Basha.

Basha tha se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv, ndërsa sipas tij qytetarët që preken nga ky projekt i kanë banesat të gjithë në proces legalizimi dhe duhet të shpronësohen.

“Garë nuk ka pasur dhe çmimi i prokurimit është çmim rekord. Kur ke në plan të vjedhësh të erren sytë dhe nuk mund të shohësh ligj kur vjen puna tek pronat e qytetarëve. Propaganda e ndyrë dhe përçarëse e lolos së Edi Ramës, Erion Veliajt që i quan qytetarët shpellorë. Kjo është e drejta banesës dhe norma më e lartë. Edhe në ato raste kur je në proces legalizimi duhet të shpronësohesh thotë ligji, por ky ligj është ndryshuar për ti hapur rrugë hajdutërisë. Por këtë e ndalon  Kushtetua. Nuk mund të marrë dikush dëmshpërblim dhe një tjetër të mos marrë. Një pjesë e banorëve janë dëmshpërblyer para se të nisë projekti, E drejta e fituar nuk mund të merret. Banorët e kanë fituar këtë të drejtë me ligjin e miratuar në vitin 2013.

Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është një pretendim i paskrupullt. Flasin se këta njerëz janë zaptues. Secili prej tyre e ka blerë tokën dhe kane paguar taksat. Asnjë prej tyre nuk është zaptues. Edi Rama mashtron, pasi secili prej tyre është në proces legalizimi. Edi Rama është një hajdut i fiksuar pas vjedhjes. Ka shpikur PPP për të vjedhur shqiptarët. Ai është një njeri që mendon dhe jeton vetëm duke vjedhur. Ai vjedh gjithçka që prek.” tha Basha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com