AktualitetLife StyleTë fundit

Lorik Cana foto me Dua Lipën: Krenar me ty!

Lorik Cana dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa janë dy nga figura mjaft të dashura për shqiptarët, të cilët e kanë ngritur lart emrin e kombit tonë.

Ata janë bërë bashkë në koncertin e mbajtur në nder të heroi tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet bashkë me Dua Lipën.

Cana duket mjaft i lumtur që ka pasur fatin të takohet me artisten shqiptare, ndërsa është shprehur në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenar me të, ashtu si çdo bashkëkombës i tij