‘Kostoja: 2 mijë euro për një centimetër rrugë te Unaza e Re’
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbajtur sot një deklaratë për mediat nga selia blu, ku ka deklaruar se Edi Rama po kryen një supervjedhje në projektin e Unazës së Madhe.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Mjaftojnë faktet për të kuptuar se kjo është një tragjedi për mijëra banorë, po edhe për sigurinë e banesës së çdo shqiptari. Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij e hajdutëve po e ushqen opinionin publik me mashtrime dhe gënjeshtra, me shpresën se do të rrënojë këto familje duke mbushur xhepat e tij.
Gjithçka është negociuar drejtpërdrejtë nga Edi Rama, duke rrëmbyer taksat tuaja, të çdo qytetari. Çdo ligj i mundshëm është shkelur, le ta nisim me vjedhjen e parë që është 2 mijë euro për një centimetër rrugë, ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh taksat tuaja.
Nuk ka pasur garë, ka qenë një ofertë e pakërkuar, dhe më pas ARRSH-ja ka hapur gjasme tenderin. Drejtori i ARRSH-së do të japë llogari para ligjit, po ai nuk e ka bërë me kokën e tij. Pas gjithçkaje fshihet Edi Rama.
Së dyti leja e ndërtimit është dhënë pa një konsultim publik, ndërsa ishte bërë më herët prokurimi. Garë nuk ka pasur! Tani vimë te grabitja e pronës, kur vjedh 40 milionë euro të erren sytë dhe nuk gjen dot asnjë kaçidhe për të strehuar banorët. Qëndrimet rraciste të Edi Ramës dhe lolos së tij në Bashkinë e Tiranës janë të dënuara me ligj dhe me Kushtetutë.
Fraksion.com