AktualitetTë fundit

Tensione edhe në spital, protestuesi arrestohet live (video)

Tension dhe përleshje ka pasur këtë të enjte jo vetëm para Parlamentit, ku banorët e “Astirit” që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre u përleshën me policinë, pasi tentuan të hynin në sallën ku po fliste kryeministri Edi Rama, por edhe në Spitalin Ushtarak.

Aty u transportuan me urgjencë efektivët e policisë që mbetën të plagosur në protestë, por edhe vetë banorët që u lënduan gjatë përplasjes me uniformat blu dhe për disa momente u krijua kaos.

Pas hyrjes së pacientëve nga të dyja palët, dyert e Spitalit Ushtarak janë mbyllur dhe brenda kanë hyrë disa efektivë policie dhe disa prej deputetëve të PD që kanë parë nga afër gjendjen e protestuesve të lënduar.

Në një video të postuar nga Partia Demokratike në Facebook shihet një arrestim që ka ndodhur brenda Spitalit Ushtarak, teksa 3 efektivë të forcave “Shqiponja” i vendosin prangat dhe fusin në automjetin e policisë, një nga protestuesit më aktivë te “Unaza e Re”./tch

Fraksion.com