AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Rrugët e Saliut, si pantallona për vithet e mia dhe kërcinjtë e Braçes

Banorëve të “Unazës së Re”, kryeministri Edi Rama ja u tha prerë dhe qartë sot në Kuvend se nuk do të dëmshpërblehen ata që kanë ndërtuar nga 4 apo 5 banesa dhe biznese pa leje, pavarësisht thirrjes së tyre se “shtëpitë do t’i mbrojmë me jetë dhe armë”, ndërsa paraardhësit të tij Sali Berisha i kujtoi se rrugët e tij janë “paçavure”.

Rama u ndal gjatë te rrugët e ndërtuara në kohën e qeverisë “Berisha” pasi siç tha i duken të patolerueshme akuzat nga PD dhe LSI për vlerën e tenderit të aksit nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”, ku 1 km pritet të kushtojë 18 milionë euro.

Sipas Ramës rrugët që do të ndërtohen nën qeverisjen e tij do të jenë të standardeve europiane, ndaj do të kushtojnë edhe kaq shtrenjtë.

“Krahasimi mes metrit të rrugës dhe metrit të teritalit, Thumanë-Kashar është rrugë me gjatësi 21 km dhe ka një kosto që shkon në 28 mld, por nuk janë 21 km vajtje ardhje tegel teritali ka 77 mbikalime e mbikalime ka sistem drenazhimi, 12 ura me gjatësi 14 km, 3 nyje lidhëse 34 rrugë sekondare. ‘ u  shpreh Rama ndërsa shtoi se rrugën do të jenë europiane ku makina ka rrugën e vet, njeriu rrugën e vet, komuniteti ka rrugën e vet”, tha Rama.

Ai madje nuk kurseu as ironinë për të përshkruar investimet në infrastrukturën nga Berisha, duke thënë se rrugët janë sikur pantallonat e Erion Braçes t’i veshë vetë kryeministri.

“Çfarë bënë këta? Rrugë me restorante, lokale, pishina dhe ja urdhëro aksidentet. Ndërkohë rrugët që do të ndërtojmë ne janë rrugë ku do garantohet shpejtësia, siguria, gjithë ndërlidhja pa bllokime dhe pa ngecje. Këta i kanë bërë rrugët si të bësh pantallona teritali. Njësoj si të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Braթes, gjunjët e zgjidhini vetë kujt, dhe pastaj vish pantallonat. I vesh dot?”, tha Rama./shqip

 

Fraksion.com