AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, protestuesve: Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga; Dhuna s’tolerohet

Pas protestës së dhunshme mes banorëve të Astirit dhe policisë, ka reaguar kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter.

Kryeministri u shpreh se dhuna ndaj efektivëve ishte e paligjshme dhe se nuk do të tolerohet.

Ai u bëri thirrje banorëve që të marrin atë çfarë ju takon me ligj dhe të largohen nga rruga.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”

 

 

Fraksion.com