AktualitetTë fundit

Protesta e dhunshme: Prokuroria nis hetimet; Shkon në spital

Një grup prokurorësh ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ku po trajtohen efektivët e policisë të lënduar gjatë protestës së dhunshme para Parlamentit.

Grupi i punës i prokurorisë nisi hetimet në lidhje me policët e goditur në protestë.

12 janë efektivët e plagosur, raporton zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, që shton se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se një efektiveje i janë këputur gishtat e dorës nga një kapsollë e hedhur nga protestuesit.

Ministri i brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj, ka vizituar mesditën e së enjtes në Spitalin Ushtarak 12 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme para godinës së Parlamentit.

Ai ka biseduar me efektivet që kanë marrë lëndime gjate protestës, ku për disa momente nuk munguan momentet e dhunës, teksa protestuesit tentuan të thyejnë barrikadën e efektivëve për të hyrë brenda godinës së Parlamentit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

 

Fraksion.com