Protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’, “blindohet” Parlamenti (FOTO)
Banorët e “Astirit” prej më shumë se dy javësh kanë protestuar me thirrjet “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb” dhe “Poshtë qeveria e korruptuar”, ndërsa kryeministri u është përgjigjur me deklarata dhe postime duke i kujtuar se nuk do të dëmshpërblehen zaptuesit e pronës publike.
Duke u gjendur përballë një muri të ngritur nga qeveria dhe ARRSH, banorët që kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” të kryeqytetit, kanë vendosur që rezistencën t’ia tregojnë kryeministrit në Parlament.
Ashtu siç ishte parashikuar në orën 10:00, kur nisi seanca parlamentare, banorët e “Unazës së Re” nisën të grumbullohen pë të protestuar para Parlamentit.
Në ditën e 19 të protestës banorët do t’i kërkojnë qeverisë dëmshpërblim të drejtë për shtëpitë dhe bizneset e tyre, që janë ndërtuar në gjurmën e aksit nga “Pallati me Shigjeta” deri te sheshi “Shqiponja”.