Me kapsolla dhe tymues protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament
Ora 11:57 PD: Kauza e qytetarëve e drejtë
Klevis Balliu: Kemi respekt për policinë e shtetit, por ka nga ata individë në polici që nuk bëjnë detyrën. Nuk mbrojnë qytetarët por mbrojnë biznesment e Ramës.
Ne jemi në mbështeti të qytetarëve. Kauza e tyre është e drejtë dhe e mbron kushtetuta. Prandaj e mbron edhe PD.
Nëse këta vazhdojnë kështu do të largohen nga Shqipëria sepse do t’i largojnë qytetarët.
Ora 11:20 Policia thirrje qytetarëve: Distancohuni
Zotërinj qytetarë janë plagosur 5-6 efektivë, jo lutem mos hidhni kapsolla. Policia nuk ushtron dhunë. Jem në detyrë, ju lutemi distancohuni.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymues, ndërkohë kërkojnë që kryeministri Rama të dalë dhe të bisedojë me ta.
Nga hedhja e kapsollave janë lënduar disa efektivë policie.
Dekalarata e Ramës që nxiti dhunën e protestuesve
Ata po ndiqnin fjalën e kryeministrit Rama në Parlament dhe protesta ishte e qetë deri në momentin kur kreu i ekzeutivit përsëriti se për personat pa dokumente nuk do të ketë dëmshpërblim.
“Për ata të unazës së re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit dhe do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë bonus tre vjet qiraje. Kush ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kutjimit, Agronit, Ramazanit, të largohet sa më parë dhe mos na dali përpara”, tha Rama.
Ora 11:00 Në proteste edhe deputet te PD
Protestuesve që preken nga Unaza e Madhe i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët ishin duke zhvilluar një takim për buxhetin.
Banorët protestojnë kundër shembjes së banesave për ndërtimin e Unazës së Re.
Protesta
Protesta e banorëve është parashikuar të nisë në orën 10:00 atëherë kur është caktuar të nisë dhe seanca parlamentare. Në ditën e 19, ata protestojnë kundër projektit të zgjerimit të rrugës së Unazës së Madhe që do tu kushtojë atyre prishjen e banesave apo bizneseve. Ata kërkojnë dëmshpërblim të drejtë. Protesta mbështet edhe nga opozita. Një ditë më parë, deputeti Klevis Balliu i bëri thirrje policisë të mos provokojë, por tu bashkohet qytetarëve. Ndërkohë 6 banorë janë çuar në ndjekje penale nga policia bashkiake për trazirat e shkaktuara dhe bllokimit të trafikut në atë zonë.
Por kryeministri Rama është shprehur se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë”
Banorët kërkojnë që të bëhen kontrolle mbi zgjerimin e projektit të rrugës, sepse ata dyshojnë që po bëhen abuzime e korrupsion.
Ndërkohë Rama ka publikuar videon ku informohet se në listën e pronareve që kanë ndërtime pa leje rezultojnë edhe persona që kanë deri në 7 ndërtime të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit dhe nuk janë aspak të pastrehë.
Fraksion.com