Dekolteja “lë në baltë” ish të dashurën e ministrit (Foto)
Kronikë dhe thashetheme në emisionin “Porta a Porta”, teksa Bruno Vespa përveç politikës i angazhoi të ftuarit edhe në kuzhinë. Moderatorja e “La Prova del Cuoco”, e cila është gjithashtu ish e dashura e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini, Elisa Isoardi, ishte gjithashtu e ftuar.
Puna dhe jeta private ndërthuren në jetën e përditshme të Elisa Isoardi, dhe asaj i duhet që edhe kur është duke folur për marrëdhënien me kuzhinën, t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e saj me Salvinin, që përfundoi pak ditë më parë.
E përveç thashethemeve, Elisa Isoardi di të magjepsë edhe me veshjen, teksa dekolteja e fustanit të zi e ka “lënë në baltë” duke shfaqur më shumë seç duhet nga asetet e saj.
Elisa në “Porta a Porta” dukej shumë elegante dhe veçanërisht joshëse.
Bruno Vespa e ftoi atë të shijonte makaronat dhe teksa ai e lavdëronte për virtytet e përtypjes, ajo thithi plot klas një spageti.
Aty Vespa e provokon duke e pyetur nëse Matteo Salvini po e vëzhgonte nga shtëpia dhe nëse veshja seksi ishte e studiuar për t’i dhënë një mesazh “topless” ministrit italian.