ARRSH: Ja e vërteta e kostos të projektit të Unazës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar pas akuzave për koston e projektit të Unazës së Re në kryeqytet. ARRSH thotë se i gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, por po abuzohet dhe spekulohet qëllimisht.
Sipas ARRSH, vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F kanë vlerën 4.4 miliard lekë ose 74.7% të totalit të kostos së projektit.
Njoftimi i plotë i ARRSH:
Duke marrë shkas nga spekulimet publike, amatoreske dhe të qëllimshme të disa eksponentëve politike lidhur me koston e projektit “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Lot1, 2 dhe 3”, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron:
I gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Fatkeqësisht, në mënyrë të qëllimshme asnjë nga ata që spekulojnë me synim dizinformimin e opinionit publik nuk i referohet dokumenteve për të parë se çfarë parashikon projekti dhe kostot përkatëse për çdo zë.
Projekti për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqponja” Lot 1, 2 dhe 3 përfshin sa vijon:
2.3 km rrugë kategoria A Urbane
Karakteristika:
Korsi kalimi 2 x 3.75m
Korsi emergjence 3m
Pjesa e trafikndarëses me panelin antizhurmë 0.5m
Brez i gjelbërt i mesit (trafikndarësi) 1.8m
2 Bankina 0.7m
4.68 km rrugët e shërbimit “Kategoria F”
Karakteristikat:
2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m
Brez i gjelbëruar 1m
5 km trotuare 2.5m
5 km korsi biçikletash 2.5m
Nënkalime këmbësorësh
Ndriçim i rrugëve Kategoria Urbane A
Ndriçim i rurgëve Kategoria F
Punimet e drenazhimit dhe kullimit
Veprat infrastrukturore inxhinierike:
Loti 1
Mbikalimi Sheshi Shqiponja
Nënkalimi Sheshi Shqiponja
Mbikalim Nr.1
Lot 2
Nënkalim Lana, Nënkalim Astir
Lot 3
Mbikalimi Nr.2
Vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë vlerën 4.4 miliard lekë ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.
Fraksion.com