Rama: Ja pasaporta e Shqipërisë në selinë e UNESCO-s në Paris
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot që bashkë me mirmëngjesin për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook të përcjellë edhe pamje të ikonave, thesaret e trashëgimisë shqiptare që janë ekspozuar në Paris në kuadër të 60 vjetorit të Shqipërisë në UNESCO.
Në ekspozitën “Një dritare në trashëgiminë kulturore” Shqipëria shpalos një nga vlerat e saj të rralla, një udhëtim fantastik në artin bizantin e postbizantin, me elegancën historike mes Orientit dhe Oksidentit.
Kjo ekspozitë e ikonave, është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për vendin, por dhe për organizatën ndërkombëtare të UNESCOS-s.
Shqipëria pas 60 vjetësh të anëtarësimit në UNESCO nuk është më thjesht pjesëmarrëse, por kontribuese në ruajtjen e trashëgimisë botërore.
“MIRËMËNGJES😃
dhe me këto pamje nga ekspozita e thesareve të trashëgimisë sonë kulturore, çelur në Paris për 60-vjetorin e Shqipërisë në UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱💎”, shkruan Rama.
Fraksion.com