AktualitetNATO/BETë fundit

A janë planet e BE-së për ushtrinë konkurrencë për NATO-n?

Ministrat e Mbrojtjes së BE nuk arritën në takimin e tyre në Bruksel asnjë kompromis për zgjatjen e misionit të BE “Sophia” në Detin Mesdhe. Ndërkohë NATO paralajmëron BE për planet e saj për ushtrinë.

    
E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të martën (20.11), se “ne nuk do të ngremë një ushtri europiane”. BE nuk do të zëvendësojë NATO-n, megjithë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje, theksoi Mogherini. “Ne e bëjmë këtë dorë për dorë me NATO-n”, tha ajo, dhe planet e BE kontribuojnë madje në shpërndarjen e drejtë të barrës brenda NATO-s, e kërkuar kjo edhe nga SHBA.
Belgien EU Gipfel in Brüssel Federica Mogherini (picture-alliance/dpa/T. Roge)

Më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ishte shprehur në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE në Bruksel duke paralajmëruar të martën (20.11) BE për krijimin e një konkurrence brenda NATO-s. Në planet e tyre për krijimin e një unioni të mbrojtjes, vendet e BE nuk duhet të shkojnë larg, tha Stoltenberg. “Unë i përshëndes përpjekjet” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, të martën në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes, por ata nuk duhet të kenë si qëllim të konkurrojnë me NATO-n. Aleanca Transatlantike është baza themelore e sigurisë europiane, ka thënë Stoltenberg.

BE – 17 projekte në fushën e mbrojtjes

Në takimin e Brukselit, ministrat e Mbrojtjes së BE, vendosën edhe zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak (Pesco), duke miratuar 17 projekte të reja në fushën e mbrojtjes. Mes tyre edhe zhvillimi i sistemeve të reja të mbrojtjes, ngritja e një qendre të përbashkët trajnimi e përgatitjeje për agjentët e shërbimeve sekrete të BE. Ministrat e Mbrojtjes kanë rënë dakord edhe për zgjerimin e qendrës komanduese për misionet ushtarake të BE. Pesco u krijua vitin e kaluar për të punuar në drejtim të krijimit të unionit të mbrojtjes.

Videostill Jens Stoltenberg im DW InterviewJens Stoltenberg

Nuk ka kompromis për “Sophia-n”

Ministrat e Mbrojtjes së Bashkimit Europian nuk arritën që bashkë me Italinë të gjenin një kompromis për zgjatjen e misionit të marinës “Sophia” në Detin Mesdhe. E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini u shpreh pas takimit, se nuk është arritur zgjidhje, por parimisht ka një ujdi që ky operacion duhet të vazhdojë. Dy të mundshmet janë: Ose shtetet e BE-së bien dakord për një zgjatje të përkohshme të misionit, ose ky mision merr fund me fundin e vitit 2018. Italia do e japë miratimin vetëm nëse në të ardhmen refugjatët shpërndahen në mënyrë të drejtë.

Italia: Jo automatikisht refugjatë në Itali

Brüssel Treffen der EU-Verteidungsminister (picturealliance/dpa/F. Seco)

E ngarkuara e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini kishte propozuar zgjatjen e përkohshme të misionit deri në fund të vitit 2019. Mandati për misionin “Sophia” para brigjeve të Libisë merr fund më 31 dhjetor. Qeveria e re në Romë kërkon që refugjatët e shpëtuar në det të hapur nga misioni “Sophia” të mos sillen automatikisht në Itali. Por për këtë duhen ndryshuar rregullat e misionit. Propozimi aktual parasheh që deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për shpërndarjen e refugjatëve, do t’u kërkohet edhe vendeve të tjera të pranojnë refugjatë.

Misioni i marinës “Sophia” ka filluar nga viti 2015 me anije, avionë të qarkullojë para brigjeve libiane dhe ka shpëtuar 45.000 refugjatë nga kjo kohë. Sophia duhet të ndalojë edhe kontrabandën dhe kontrabandimin e naftës, por trajnon edhe rojen bregdetare libiane./DW

 

Fraksion.com