“Partia e shpellës”: Ironia e Veliajt me PD për gropën ‘Sejdia’
Në kulim e debatit për protestën e banorëve tek ‘Unaza e Re’, vjen një reagim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka ‘thumbuar’ Partinë Demokratike.
Veliaj ka publikuar një foto nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokratike. Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet gropa ‘Sejdia’. Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. Po ashtu ai ironizon PD-në, duke e quajtur atë ‘Partia e shpellës’.
““Urban Pool”. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj
Fraksion.com