AktualitetRajoniTë fundit

Itali, burgu i Firences: Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

Të burgosurit shqiptarë dhe rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm që ka ndodhur gjatë natës së shkuar mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre rumunë në burgun e Solliccianos në Firence të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur për motivin e zotërimit të territorit brenda burgut. Sherri ka qënë mjaft i dhunshëm e situata është qetësuar vetëm falë ndërhyrjes së forcave të policisë së burgjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Sindikaliste të policisë së brugjeve Leo Beneducci në një njoftim për mediat tha “se së fundmi këto episode janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se burgjet po kthehen në tokën e askujt, ku rregullat e një bashkëjetese civile  në respekt të rregullit e sigurisë janë zëvendësuar me një mbikqyrje dinamike ndaj sherreve e sulmeve mes të burgosureve, e çmimin më të lartë e paguajnë oficerët e policisë së burgut.”

 

Fraksion.com