Stoltenberg: Nuk duam një garë të re armatimi; Thirrje Rusisë për pajtueshmëri dhe transparecë me Traktatin e INF
Sekretari i Përgjithshëm përshëndet bashkëpunimin NATO-BE, diskuton Traktatin e INF
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti nivelet e pashembullta të bashkëpunimit midis BE dhe NATO përpara një takimi me Këshillin e Punëve të Jashtme të BE të martën (20 nëntor 2018). Sekretari i Përgjithshëm vuri në dukje se mbrojtja më e fortë evropiane mund të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të barrës brenda NATO-s, por theksoi nevojën për komplementaritet midis përpjekjeve të NATO-s dhe BE-së. “NATO mbetet themeli për sigurinë evropiane,” tha ai.
Stoltenberg shtoi se gjithashtu do të diskutojë Traktatin e INF me ministrat e BE. “Ne të gjithë duhet t’i bëjmë thirrje Rusisë për të siguruar pajtueshmëri të plotë dhe transparente me Traktatin e INF-së, sepse nuk duam një garë të re të armëve dhe Traktati i INF ka qenë i rëndësishëm për sigurinë tonë për dekada”, theksoi ai.
Deklarat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbërritjes në Këshillin Evropian:
“Me të vërtetë po pres me kënaqësi takimin me ministrat e mbrojtjes të BE dhe në pak javë në fillim të dhjetorit, Përfaqësuesi i Lartë Federica Mogherini do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe mendoj se kjo reflekton vetëm nivelin e pashembullt të bashkëpunimit të ngushtë midis NATO dhe BE.
Ne punojmë së bashku në fusha të tilla si cyber, hibride dhe detare, si dhe në stërvitje. Vetëm tani po stërvitemi krah për krah, prandaj me të vërtetë e mirëpres që NATO dhe BE janë në gjendje të punojnë më ngushtë së bashku se sa kemi bërë ndonjëherë më parë.
Kur të takoj tani ministrat e Mbrojtjes të BE-së, pres që edhe ne të diskutojmë çështjen e mbrojtjes evropiane. Unë kam përshëndetur përpjekjet e BE-së për mbrojtjen shumë herë, sepse besoj se projekte të tilla si lëvizshmëria ushtarake, Fondi Evropian i Mbrojtjes, PESCO, të gjitha këto mund të kontribuojnë në ndarjen më të drejtë të barrës brenda NATO-s. Ajo mund të plotësojë NATO-n dhe gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive të reja të NATO-s dhe gjithashtu të adresojë fragmentimin e tregut evropian të mbrojtjes. Pra, kjo është diçka që unë e kam mirëpritur shumë herë. Por unë kam qenë po aq i qartë për faktin se përpjekjet e BE-së nuk duhet të konkurrojnë me NATO-n, nuk duhet të dyfishojnë NATO-n, sepse NATO mbetet baza e sigurisë evropiane. Duhet të kujtojmë se pas Brexit 80% e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s do të vijnë nga aleatë të NATO-s jo anëtarë të BE. Dhe 3 nga katër grupet luftarake që kemi vendosur në pjesën lindore të Aleancës, në vendet e Balltikut dhe Polonia do të drejtohen nga aleatë jo të BE-së.
Gjithashtu gjeografia ka rëndësi. Norvegjia në veri, Turqia në Jug dhe Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe në Perëndim janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Pra, gjeografia dhe paraja, këto janë fakte të cilat nuk mund t’i injorojmë.
Unë gjithashtu do të ngre me ministrat e BE një sfidë me të cilën të gjithë do të përballemi dhe se janë raketat e reja ruse që po vënë në rrezik Traktatin e INF-it. Rusia ka zhvilluar, testuar dhe ka vendosur edhe raketa të reja, SSC-8, për vite me rradhë. Këto raketa janë të lëvizshme, të vështira për të zbuluar, të me aftësi bërthamore dhe ata po e vënë Traktatin e INF në rrezik. SHBA është në përputhje të plotë me Traktatin e INF-it, nuk ka raketa të reja amerikane në Evropë, por ka raketa të reja ruse në Evropë dhe prandaj të gjithë ne duhet t’i bëjmë thirrje Rusisë që të sigurojë pajtueshmëri të plotë dhe transparente me Traktatin e INF-së, sepse ne nuk duam një garë të re të armëve dhe Traktati i INF ka qenë i rëndësishëm për sigurinë tonë për dekada të tëra.”
Fraksion.com