Rama: 100 km kanale kanë përmirësuar ujitjen për 7600 ha
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes, përmes një postimi në Facebook, thotë se ndërhyrja në rreth 100 km kanale kryesore dhe dytësore kanë përmirësuar ujitjen për rreth 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ndërsa kanë përfituar rreth 8000 fermerë.
Së shpejti fillon puna edhe për rehabilitimin e kanalit V1 dhe V2 po në këtë degë.
Në fillim të vitit 2019, do të nisin punimet për rehabilitimin edhe të 2 skemave të tjera ujitëse për zonën e Lushnjës, dega e Lushnjës dhe dega e Çukasit.
Ky projekt me rreth 23 milionë euro të tjera do të fillojë shumë shpejt dhe do të futen nën ujë më shumë se 15 mijë hektarë të tjera.
Postimi i kryeministrit në Facebook:
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje të 100 km kanale kryesore dhe dytësore që kanë përmirësuar ujitjen për 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ju uroj një ditë të mbarë 🌾🥬🌽“, shkruan Rama.
Fraksion.com