Kostot e koncesioneve u rritën; Ahmetaj shpjegon në Kuvend paketën 1 miliardë euro
Në Kuvend është debatuar sot në lidhje me kostot e rritura te kontratave koncesionare. Ministri i Financave tregoi se bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro investime që nuk mund të bëheshin me paratë e buxhetit të shtetit. Ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi se përse rrugët me koncesion kanë vlerë më të madhe se sa ato të parashikuara në buxhetin e 2018.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj projektin 1 miliardë euro të koncesioneve duke shpjeguar para deputetëve se pse qeveria vendosi t’i ndërtojë rrugët me partneritet publik privat.
“Bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro investime që nuk I bënim dot me buxhetin e shtetit”, u shpreh Ahmetaj.
Sipas ministrit të financave nëse nuk do të ishte zgjedhur kjo mënyrë ndërtimi i rrugës së arbrit apo mirëmbajtja e Durrës-Kukës do të ishte e pamundur për financat e shtetit edhe për një dekadë në vijim. Por Erion Braçe kërkoi arsyet se pse janë rritur kostot?
“Thumanë-Kashar u tha në fillim me 33 miliardë lekë ndërkohë që tani po na del me një vlerë tjetër. Mund ta di arsyen se pse?”, pyeti Braçe.
“Në fillim ishte ide, kurse tani është projekt i detajuar dhe është kostuar sipas manualit të çmimeve të AKBN”, tha Ahmetaj.
Kreu i financave tha se kostot janë rritur edhe për rrugët e ndërtuara nga buxheti I shtetit duke marrë shembull autostradën Tiranë-Elbasan.
Në total kontratat koncesionare arrijnë në 807 miliardë lekë ose 46 për qind e prodhimit kombëtar, por gati gjysma e tyre janë në energji. Ndërkohë që duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për rritje borxhi, Ahmetaj tha se koncesionet nuk klasifikohen si borxh dhe vendimi për këtë është marrë nga ish qeveria e partisë demokratike.
Fraksion.com