Gjermani, Balla me Sekretarin e Shtetit: Vettingu po jep rezultat
Në kuadër të vizitës zyratre në Gjermani, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëron atë, u prit në një takim nga Sekretari i Shtetit, Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.
Lufta kundër kundër krimit të organizuar dhe rendit publik ishin në fokus të takimit, në të cilin socialisti Balla informoi zyrtarin gjerman për rezultatet e arritura si edhe angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë.
Nga ana e tij, z.Mayer vlerësoi punën e institucioneve shqiptare në këtë luftë dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë gjermane, në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të ministrive të Brendshme dhe policive të dy vendeve.
Emigracioni i paligjshëm, ishte gjithashtu një tjetër temë diskutim. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, z. Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit ( Frontex), që është e para e këtij lloji në rajon.
Gjatë diskutimeve në takim, Sekretari ra dakord që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.
Në fund të takimit z. Mayer nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në përfundim të takimit socialisti Balla komentoi përmes një statusi në tëitter mbi takimin me sekretarin e shtetit në Gjermani, Stefan Mayer.
“Gjermani dhe Shqipëria po rrisin bashkëpunimin mes policive të dy vendeve, në luftën ndaj krimit të organizuar” – shkruan Balla në një postim në tëitter, bashkëngjitur fotove nga takimi në ministrinë e brendshme gjermane.
Fraksion.com