Vetingu në politikë, delegacioni i Komisionit të Venecias në Kuvend
“Venecia mbetet taban i demokracisë dhe ne besojmë te Komisioni i Venecias dhe mirëpresim opinionin e tyre”, tha komisioni Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja pas takim me delegacionin e Komisionit të Venecias që ndodhet në Shqipëri, lidhur me projektin kushtetues për Vetingun e politikës.
Në fjalën e tij para medieve, Manja tha se në këndvështrimin tonë, takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm.
“Ishte një takim informues, sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne shpresojmë dhe besojmë shumë në kompetencat dhe autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre për ndryshimet kushtetuese. Natyrisht, shpjegimet dhe mendimet tona do ua dozojmë edhe me shkrim edhe se në materialin tonë që kemi dërguar në Venecia ne i kemi drejtuar disa pyetje komisionit të Venecias, por gjithsesi ne e mirëpresim opinionin miqësore të Komisionit të Venecias, si tabani i demokracisë”, tha ai
Duke sjellë në vëmendje ndryshimet në kohë të Kushtetutës në Shqipëri, Manja tha se “të gjitha ndryshimet kushtetuese që ka ndërmarrë Shqipëria pas viteve 1990 dhe këtu i referohem kushtetutës së re të vitit 1998, por dhe ndryshimeve të mëvonshme kushtetuese në kuadër të Reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit, ne vazhdimisht kemi marrë opinionin e Komisionit të Venecias”.
Më tej Manja shtoi se “pak më parë ndoqa prononcimin dhe nga opozita, që u shprehen që takimi me Komisionin e Venecias ka qenë frytdhënës dhe besojnë shumë në ndihmën që ata japin. Çudia është se nuk dimë kujt t’i besojmë, asaj që tha Spaho sot, apo asaj që tha kryetari i opozitës dje në Berat, ku u shpreh se “nuk e di pse vijnë ata të Komisionit të Venecias se ne nuk i kemi ftuar, ndërkohë që Spaho dhe delegacioni i opozitës e konsideruar takimin frutdhënës dhe beson në ndihmën e Komisionit të Venecias”.
Po ashtu, Manja tha se në fakt opozita, vazhdon të jetë inkoherente në qëndrimet e saj sa herë që bëhet fjalë për Komisionin e Venecias dhe këtu kam parasysh liderin e opozitës Basha që kur ishim në fazën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, ai tha “nuk pranojmë ndryshim kushtetues pa opinionin e Komisionit të Venecias”, ndërsa dje tha një gjë krejt tjetër.
“Ne vazhdojnë të besojmë se Venecia vazhdon të mbetet tabani i demokracisë dhe sa herë të bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese ne do ta mirëpresim opinionin e Venecias”
Fraksion.com