Rama: Ja kantieri që po rilind qendrën historike të Vlorës
Kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjes për ndjekësit e tij në Facebook, me pamje nga punimet për restaurimin e qendrës historike të Vlorës.
Projekti përfshin restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.
Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Vlorës, që po vijon me rimte të larta, është një projekti i rëndësishëm që synon t’i kthejë këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm,.
Realizimi i tij është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 7 milionë euro do të financohen nga qeveria dhe 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan.
Projekti është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit. Ndaj veç ndërhyrjeve në godina, nuk po anashkalohen punimet nëntokësore.
Në pranverën e ardhshme veç banorëve të Vlorës, këto ndryshime do t’i shijojnë edhe turistët.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këto pamje nga puna në kantierin për rilindjen e qendrës historike të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë 🌹
Fraksion.com