AktualitetBota+Të fundit

Putin organizon muajin e ardhshëm konferencën me gazetarë

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet që muajin e ardhshëm të mbajë konferencën e tij vjetore me gazetarë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve më 19 nëntor.

“Konferenca me gazetarë tradicionalisht organizohet në muajin dhjetor. Ky format do të ruhet”, ka thënë Peskov, pa bërë të ditur datën e saktë të konferencës.

Vitin e kaluar, Putin ka mbajtur këtë konferencë më 14 dhjetor, para gati 1,600 gazetarëve rusë dhe atyre të huaj, në një mbledhje maratonike që ka zgjatur pothuajse katër orë.

Në po këtë konferencë ai pati bërë të ditur se do të rikandidojë për pozitën e presidentit në muajin mars, ku më pas ka dalë fitues me 76 për qind të votave në favor të tij.

Megjithatë kritikët e kanë konsideruar këtë proces zgjedhor si të padrejtë.

Konferenca me gazetarë në fundvit është vetëm një nga masat tradicionale të Putinit, në të cilat ai synon të prezantojë imazhin dhe tij dhe t’i sigurojë rusët se janë në duar të mira, por edhe për t’i dërguar sinjale si Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vendeve tjera në botë.

 

Fraksion.com