AktualitetTë fundit

Pushohet akuza e korrupsionit për ish-kreun e ARRSH-së

Çështja në ngarkim të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika i ka kaluar Gjykatës së Tiranës. Kjo pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, ka shpallur mos kompetencë për gjykimin e çështjes. Ky vendim wshtw marrw sepse ndaj Xhikës ka rënë akuza e korrupsionit, dhe tashmë do të përballet vetëm me veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Kujtojmë se Xhika u arrestua në 2 shkurt, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ish-kreu i ARRSH dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qorduku dhe Albens Alite, akuzohen për abuzim gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 milionë dollarësh.

 

Fraksion.com