AktualitetTë fundit

Pranga pesë të arratisurve shqiptarë që hynin ilegalisht në Greqi

Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia kufitare e Follorinës në Prespë, pasi kishin tentuar të kalonin kufirin nga mali në mënyrë të paligjshme.

Ende nuk janë publikuar emrat e te arrestuarve, por ata janë të moshës nga 27 deri në 50 vjeç dhe kishin probleme me drejtësinë helene.

Mediat greke raportojnë se sipas policisë mbi një 50 vjeçar ekziston një urdhër arresti i autoriteteve të Janinës për trafik droge, si dhe një dënim me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigracionin.

Ndërsa pjesa tjetër janë dënuar për disa vepra penale me disa muaj burg deri në 6 mijë euro gjobë.

Të pesë të arrestuarit u çuan në Prokurorinë e Follorinës.

 

Fraksion.com