Emily Ratajkowski, me gjoksin në “cover” (Foto)
Dekolteja e saj shpërthyese, e zbuluar thuajse çdo ditë në rrjetet sociale, është ajo që e ka bërë të famshme. Verë, dimër, vapë, ftohtë, brenda, jashtë: për Emily Ratajkowski çdo rast është i mirë për të treguar “asetin” e saj të vyer.
Por së fundmi, modelja amerikane dhe ylli i Instagramit, ka zgjedhur të nxjerrë gjoksin edhe në kopertinën e celularit të saj. Modeli “boobies” i Casetify, ka dizenjuar shumë forma gjinjsh dhe masa të ndryshme. Të vegjël, të rënë, asimetrikë: dekolteja e riprodhuar në ‘cover’, duken thuajse një tallje, më shumë se një sinjal i fortë kundër “body shaming”.
Emily Ratajkowski e ka shpallur veten një feministe, duke pohuar se mbështet lëvizjen edhe duke tregua në mënyrë krenare trupin e saj pa turp. Gjithnjë sipas saj, ajo e modeles është një “naked house”, një shtëpi ku ajo dhe bashkëshorti lëvizin nudo, “por duam të mbajmë një rrobë që është e lehtë të hiqet menjëherë”. Pra, provokimi i vërtetë duhet të jetë të shihet Emily totalisht e veshur të paktën për një javë.