AktualitetBota+Të fundit

Arrestohet shefi ekzekutiv i Nissan: Mashtroi me të ardhurat

Gjiganti japonez i prodhimit të automjeteve, “Nissan”, ka propozuar shkarimin nga detyra të shefit të saj Carlos Ghosn për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare. Kompania ka thënë se ka zhvilluar një hetim të brendshëm që ka zgjatur disa muaj dhe që ka treguar se shefi i kompanisë raportonte më pak fitime sesa merrte në të vërtetë dhe informacione të pasakta mbi pagat. Përpos kësaj shkeljeje, janë gjetur edhe disa shkelje të tjera, përfshirë përdorimin e aseteve të kompanisë për qëllime personale.

Kompania i ka kërkuar falje të gjithë aksionerëve dhe ka thënë se i ka dorëzuar rezultatet e hetimit në zyrën e prokurorit publik të Japonisë. Ata planifikojnë që ta shkarkojnë edhe një tjetër zyrtar të lartë, i cili thuhet se ishte i përfshirë në këto keqpërdorime. Sipas mediave japoneze, shefi i Nissan gjithashtu është arrestuar në Tokio.

Përpos faktit se është shef i kompanisë “Nissan”, 64 vjeçari Libanez Carlos Ghosn është edhe shef ekzekutiv i dy kompanive të tjera, “Renault” dhe “Mitsubishi”. Ai është një figurë e njohur në industrinë e veturave. Ai vlerësohet si një ndër personat meritorë për rritjen e shitjeve të kompanive “Renault” dhe “Nissan”.

Njoftimet e sotme duket se do ta dëmtojnë reputacionin e tij. Ky skandal mund ta rrezikojë edhe stabilitetin e aleancës mes kompanive “Renault”, “Nissan” dhe “Mitsubishi”, -shkruan “BBC”.

 

Fraksion.com