AktualitetEkonomiTë fundit

Union Bank e Shqipërisë blen malajzianen ICBank

Banka e tetë më e madhe në Shqipëri Union Bank bleu International Commercial Bank (ICBank), në pronësi malajziane, njoftoi Banka e Shqipërisë.

Kontrata u nënshkrua javën e kaluar, ndërkohë që është paraqitur dokumentacioni për miratim nga banka qëndrore.

International Commercial Bank u licensua në janar 1997, pak përpara rënies së skemave piramidale.

ICBank ka asete në vlerën 10.6 miliardë lek (96.6 milion $), ose 0.7% të tregut në shtator. Ndërsa Union Bank ka asete 50.6 miliardë lek (462.8 milion $), ose 3.4%.

ICBank ka një staf prej 90 personash dhe pesë degë, kryesisht në Tiranë.

 

Fraksion.com