SHBA ngre akuza ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange
Organizata WikiLeaks njoftoi se ndaj themeluesit të saj Julian Assange janë ngritur akuza nga Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në Twitter WikiLeaks shkruante se lajmi rreth akuzave ndaj Assangeishte zbuluar “aksidentalisht” në një dokument të plotësuar nga gjykata e Virxhinias, përnjë çështje që nuk kishte të bënte me të.
Assange është përgjegjës për publikimin në WikiLeaks të qindra mijëradokumenteve sekrete, që shkaktuan zemërimin e qeverive në mbarë botën.
Ai jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Mbështës dhe kundërshtarë të qëndrimit të tij në ambasadë, organizuan protesta jashtë godinës qeveritare në kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.
Kërkesa e tij për azil u miratua, gjë që i shmangu ekstradimin në Suedi, ku Julian Assange do të ballafaqohej me pyetje lidhur me akuzat për krime seksuale, të cilat ai ika mohuar.
Autoritetet suedeze e mbyllën hetimin rreth një vit më parë, porAssange, i cili ishtenë liri me kusht kur hyri në ambasadë, rrezikon të arrestohet nga autoritetet britanike përshkelje të kushteve, nëse largohet nga përfaqësia diplomatike e Ekuadorit.
Fraksion.com