AktualitetBota+Të fundit

Poker politik në Izrael

Nga armëpushimi në krizë qeveritare: Në Izrael zhvillimet aktuale politike e kanë vënë në pikëpyetje qeverinë e kryeministrit, Benjamin Netanjahu. Ish-ministri i Mbrojtjes, Liebermann po e shfrytëzon situatën.

Izraeli ishte duke u përpjekur pas trazirave të përgjakshme në Gaza që të qetësonte situatën. Por zhvillimet po shkojnë drejt një krize të fortë qeveritare, pika kulmore e saj ishte dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Avigdor Lierbaman të mërkurën. Teknikisht kryeministri Netanjahu dhe koalicioni i tij i së djathtës mund të rezistojnë edhe pa pesë vendet e partisë së Liebermanit, “Yszrel Beiteinu”, por probleme mund të përbëjë për Netanjahun ministri i Arsimit, Naftali Bennett.

Bennett i ka vënë ultimatim kryeministrit, Benjamin Netanjahu. Ose Benett merr postin e ministrit të Mbrojtjes, ose partia e tij ekstremiste e djathtë, do të largohet nga koalicioni gjë që do të çonte në rrëzimin e qeverisë.

Bennett kundër Netanjahut

Partia e Netanjahut, Likud përpiqet të demonstrojë stabilitet politik. “Në këto kohë të ndjeshme, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare nuk është e nevojshme që të synohen zgjedhje”, është shprehur zëdhënësi i partisë Likud, Jonatan Urich. Netanjahu nuk e ka refuzuar plotësisht kërkesën e Bennett. Megjithatë këshilltarët e kryeministrit mendojnë, se ai nuk do t’ia plotësojë atij këtë kërkesë dhe do ta mbajë vetë pozicionin e mbrojtjes.

 

Momenti i dorëheqjes së Liebermanit është i përshtatshëm për të dhe tërësisht i papërshtatshëm për Netanjahun. “Dje ne iu dorëzuam terrorit”, tha Lieberman në deklaratën e tij të dorëheqjes, por “ne blejmë qetësi afatshkurtër, duke injoruar sigurinë afatgjatë të Izraelit.” De facto, Lieberman me dorëheqjen e tij ka ndezur para kohë fushatën zgjedhore në Izrael, një avantazh, të cilin Netanjahu mendonte se mund ta shfrytëzonte për vete.

Opinioni publik në Izrael kërkon qetësi. Por kur nga Rripi i Gazës fluturojnë raketat, shumë izraelitë dëshirojnë një përgjigje të ashpër të ushtrisë së tyre. Konfliktet e mëparshme në rajon kanë treguar, se liderët izraelitë kanë paguar një çmim të lartë, kur janë treguar shumë të “butë”. Dhe se nuk kanë pse të tremben, kur bëjnë gjithçka për të ndalur terrorin dhe apo për të sjellë paqen.

 

Kritika ndaj strategjisë së Benjamin Netanjahut

Ky vëzhgim të le të kuptosh, se pse Netanjahu e kishte shumë të rëndësishme të arrinte fundin e luftimeve. Ai kërkonte jo vetëm të pengonte një dhunë të mëtejshme në Izrael, por edhe të rivendoste qetësinë megjithëse relative. Por sidomos para zgjedhjeve, ai donte ta fshihte nën rrogoz dështimin e vazhdueshëm të tij në Rripin e Gazës.

Elisabeth Tsurkov nga Instituti i Studimeve “Forumi për Idetë Rajonale” thotë se “Netanjahu nuk ka interes të lejojë shkallëzimin e situatës.” Sipas saj, nëse ai dëshironte të kishte luftë, ai mund ta bllokonte transfertën nga Katari. Ndërsa me një konflikt të hapur, opinioni izraelit do të kishte kuptuar, se Hamasi mund të mundej vetëm me ofrcën e armëve, thotë Tsurkov. “Dhe asnjë izraelit nuk do ta bënte Netanjahun përgjegjës luftës.”

Por disa vëzhgues besojnë, se transfertat nga Katari janë një shenjë që Izraeli dhe Hamasi në bashkëpunim me Egjiptin, Katarin dhe Kombet e Bashkuara me mbështetjen e SHBA-së donin të përmbyllnin një marrëveshje të paqes. Sipas Baral Ravis, korrespondent për Channel 10 në Izrael, “ajo nuk duhej të bëhej publike, por u bë, dhe na ka çuar aty ku jemi tani.”/DW

 

Fraksion.com