Meta dekreton Sandër LLeshin, Ministër i Brendshëm
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sandër LLeshin Ministër i Brendshëm.
Paraditen e sotme Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, i cili u propozua nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.
Ishte hera e dytë që emri i Lleshit qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë ai e refuzoi.
Sonte në mesnatë ishte afati i fundit që kreu i shtetit duhet të shprehej për propozimin, pasi plotësoheshin 7 ditët që kishte në dispozicion, bazuar në Kushtetutë.
Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e gjeneral Sandër Lleshit si ushtarak aktiv.
Dekretim i hapi kështu rrugë emërimit të Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa deri pak më parë ai mbante postin e zv.ministrit.
Fraksion.com