Kokainë me vlerë 3 mln sterlina; Dënohet shqiptari në Angli
Një gjykatë në Angli ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në total një shqiptar dhe bashkëpunëtorin e tij britanik pasi janë shpallur fajtorë për trafik kokaine.
Gjykata në Londër dënoi me 7 vite e 6 muaj burg 24-vjeçarin shqiptar Ervis Zylfi pasi pranoi akuzat, si dhe me 10 vite burg anglezin Andrew Knox, 46 vjeç.
Dy të dënuarit u arrestuan në flagrancë në zonën Enfield në veri të Londrës më 3 korrik 2018 teksa po ndodhte shkëmbimi i kokainës.
Gjatë kontrollit të makinës, policia britanike gjeti 38 kilogram kokainë dhe disa telefona celularë. Sipas policisë britanike, sasia e kokainës së sekuestruar nëse shitej në rrugë kapte vlerën prej 3 milion stërlinash.
Gjithashtu policia i sekuestroi shqiptarit Ervis Zylfi edhe 35.000 stërlina cash.
Fraksion.com