Hoxhaj: Serbia duhet të ketë frikë nga e nga e kaluara e vet
“Serbia ka një histori-rekord të njohur për abuzimet e njoftimeve me INTERPOL-in, si formë të agresionit ndaj fqinjëve të vet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter, transmeton Koha.net.
E Kosova, thotë Hoxhaj, ka histori të dëshmuar të bashkëpunimit me agjenci të zbatimit të ligjit.
“Serbia nuk duhet të ketë frikë nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e vet e pazgjidhur kriminale”, përfundon Hoxhaj.
Kujtojmë se në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila sivjet do të mbahet në Dubai, prej 18 deri më 21 nëntor, Kosova pret përkrahje të gjerë për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
Sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, tashmë ekzistojnë sinjale mjaft të qarta se Kosova do ta ketë një përkrahje.
Fraksion.com